Nëndegët e LV-së në Dragash kundër koalicionit me LDK-në

10 nëntor 2021 | 07:57

Nëndegët e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash janë deklaruar hapur kundër koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, para balotazhit në këtë komunë.

Gëzim Mustafa, aktivist i LV-së në Dragash, përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se në politikë nuk ka parime, është shprehur i indinjuar me përkrahjen që LV-ja po i jep LDK-së në Dragash, përderisa në Prizren LDK-ja ka vendosur të qëndrojë indiferente dhe të mos e përkrah kandidatin e LV-së, kryetarin aktual Mytaher Haskuka.

Ai ka aluduar se koalicioni LV – LDK në Dragash është bërë për pazare politike dhe ndarje postesh, e jo për shkak të përafrimit në programin qeverisës.

Postimi i plotë i Gëzim Mustafës:

Politika s(ka) parime:

LDK-ja e Prizrenit ka vendosur të qëndron indiferente mos ta përkrahën Mytaherin??? Respekt për LDK-në e Prizrenit.
LVV-ja e Dragashit me entuziazëm e përkrah Behxhetin e LDK-së për kryetar të Dragashit.
Pse po minohet Mytaheri i Prizrenit??? Me çka u joshë Vetëvendosja e Dragashit për ta përkrahur LDK-në???
Kush i bënë këto analiza dhe pse vendoset kundër vullnetit elektoral???
Pse këto imponime?
Pse nuk po shpaloset programi LDK-LVV në Dragash??? A thua e kanë përafruar programin qeverisës??? Ose janë marrë veshë për ndarje të posteve – si të gjithë edhe këta???
Çdo gjë që imponohet është e gjykuar të vdes pa e pa rezultatin final.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar mosftesën e Kosovës nga…