
Nënë e bir shqiptarë nga Nju Jorku kapen duke tentuar të arratisen nga SHBA pas garës me vetura ku vdiq një 20-vjeçar
Policia në Miami ka arrestuar nënën 42-vjeçare shqiptare, Vilma Vneshta, bashkë me djalin e saj 20-vjeçar, Alvi Limanin, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një garë ilegale me vetura në New Yersey që kishte lënë të vdekur një person.
Ata u kapën në Aeroportin e Miamit teksa po tentonin të largoheshin nga vendi, shkruan New York Post, përcjell Reporteri.net.
Neë York Post shkruan se Alvi Limani dhe nëna e tij, Vilma Vneshta, 42 vjeçe, nuk mundën t’i shpëtonin ligjit edhe pse shkuan deri në Miami për t’iu shmangur një akuze për vrasje të rëndë nga pakujdesia ndaj 20-vjeçarit, i cili, sipas prokurorëve, shkatërroi plotësisht BMW X3-në e tij në Garden State Parkway më 29 qershor.
Limani dhe një drejtues tjetër në timonin e një BMW M5 po bënin manovra të rrezikshme me shpejtësi në drejtim jugor kur automjeti i Limanit goditi dy mjete të tjera dhe u rrokullis disa herë rreth orës 19:00, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Middlesex.
Dy pasagjerë me të u hodhën jashtë veturës, përfshirë Albion Hysenajn, 20 vjeç, nga Staten Island, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Robert Ëood Johnson dhe vdiq, thanë zyrtarët.
Limani dhe një pasagjere tjetër, Emily Harrington, 19 vjeçe, nga Staten Island, u larguan në këmbë, thanë prokurorët.
Pamjet tregojnë dyshen duke u nxjerrë nga një aeroplan me pranga në duar dhe zinxhirë në këmbë në një aeroport të zonës tri-shtetëshe.