NËNË STANA GASHI GJATË VIZITËS TE PRESIDENTJA VJOSA OSMANI

21 maj 2025 | 03:04

Nëna e UÇK-së, Stana Pjeter Gashi bashkë me tri vajzat Filen, Veren dhe Lurden, dhe djemt Filipin, Fatmirin e Viktorin, pjestar të UÇK-së, u prit nga Presidentja e Kosovës Znj. Vjosa Osmani, në Selinë e Presidencës së Republikës së Kosovës në Prishtinë dhe nga Këshilltari Ushtarak i Presidentes, Gjenerali Doktor Sefer Isufi!

29 Prilli i vitit 2025, do të mbetet datë e shënuar historike jo vetëm për heroinën e gjallë të kombit tonë, Nënën e UÇK-së, Nënën Stanë Pjetër Gashin dhe familjen e saj!

Por ngjarje e shënuar do të mbetet edhe për fshatin e lindjes së Saj, Brusin dhe Lagjen Peshter të Brusit ku jeton Nënë Stana, sepse falë angazhimit e kontributit direkt të Saj, të bashkëshortit të Saj, Bacës Nua Martin Gashit, të djemëve e vajazave të Saja, u prit dhe u nderua nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani!

Nënë Stana, në vizitën e parë te Presidentja në Presidencë, sipas zakonit, ia dhuroi një dhuratë të veçantë e të çmuar kombëtare Presidentes Osmani!
Nëna e UÇK-së, ia dhuroi veshjen e Saj personale, pshallakun e kuq, që e ka bartur gjatë kohës së luftës, atëherë kur i ka pritur dhe i ka përcjellur luftëtarët e lirisë, ushtarët e komandantët e UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Maj 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e Valeria Márquez, 23-vjeçare, influencuese e njohur në TikTok…