Nënkryetari i AAK-së: Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut

17 tetor 2020 | 12:07

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se Prishtina duhet të kërkojë larimin e Mirsolav Lajçak, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë ta kërkojë përjashtimin e një gjyqtari nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka shkruar Nitaj në rrjetin social “Facebook”.

Ky reagim i Nitajt vjen pas deklaratës së Lajçakut i cili ka thënë gjatë vizitës në Beograd se Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe se ajo mund të ndryshohet duke iu referuar temës së Asociacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllime për…