Nënkryetari i LDK-së: Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individë

09 prill 2020 | 15:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në mes të Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.

Ahmeti, duke mos përmendur emra, por duke iu referuar LDK-së, ka thënë se shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individi.

“ Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individë, nuk është pronë e askujt”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borxh ky vend e kjo shoqni nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përqarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individë, nuk është pronë e askujt.

Refuzojmë këto lojëra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.

Refuzojmë, Refuzojmë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se…