Nënkryetari i Malishevës ofron përkrahje për studentët

31 maj 2021 | 13:05

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur të hënën në takim një grup studentësh të cilët përfaqësojnë organizatën studentore “Reforma”.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për aktivitetet e kësaj organizate me studentët dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme që lidhen me studentët nga Malisheva.

Nënkryetari Berisha i ka inkurajuar të gjithë studentët pa dallim që të merren me aktivitete që lidhen me studimet e tyre në të gjitha fushat ku ata studiojnë. “Dera e Komunës së Malishevës është e hapur për të gjithë, sidomos për studentët. Ne edhe në forma tjera i kemi përkrahur studentët, sidomos me bursa. Numri i bursave gjithmonë ka shkuar duke u rritur”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Përfaqësuesit e organizatës studentore “Reforma” kanë shfaqur interesimin e tyre për zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me studentë, sidomos me studentë nga Malisheva, dhe në ketë drejtim kanë shpalosur programin e tyre dhe të Universitetit të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të…