Nënkryetari Podujevës vizitoi familjen që iu ndërtua shtëpia e re në Siboc

26 nëntor 2020 | 14:19

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, të enjten ka vizituar familjen e Fitim Sejdiut, nga fshati Siboc, për t’i uruar shtëpinë e re.

Kjo shtëpi u ndërtua falë zemërgjerësisë së një donatori, për të cilin kjo është shtëpia e dhjetë që po ndërton në Komunën e Podujevës dhe i cili dëshiron të mbetet anonim.

“Kjo është shtëpia e 53-të që është ndërtuar sivjet nga Komuna e Podujevës dhe në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë”, ka thënë nënkryetari Rudari.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) në Komunën e Prizrenit po…