Nënkryetarja e AAK-së: Mustafa konfirmoi se bashkëqeverisja me LV-në është shumë e vështirë

02 dhjetor 22:21

Deputetja e AAK-së, njëherësh nënkryetare e kësaj partie, Teuta Haxhiu ka komentuar rreth negociatave që po zhvillojnë LV dhe LDK për bashkëqeverisje.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Isa Mustafa konfirmoi se, me LV e tillë çfarë është, bashkëqeverisja është shumë e vështirë pë të mos thënë e pamundur”.

Haxhiu ka theksuar se diktati i “profesorit “tash e një kohë të gjatë po e mbanë të zymtë fytyrën e “kryeministrit” të etur për shtet e pushtet, raporton “Epoka e re”.

“Jam e sigurt se Albini do të lëshoj pe, sepse është i pamundur ndaj kërkesave të profesorit i cili ende nuk i ka shpalosur të gjitha kërkesat e tij”, ka thënë nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri të ditur bilancin e…