Nënkryetarja e PDK-së ngushëllon familjen Veseli për vdekjen e nënës Ajshe

07 janar 2022 | 11:14

Sot ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngushëlluar familjen Veseli.

“Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve.
Pusho në paqe”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane do të jetë trajner i PSG-së në sezonin…