Nënshkruhen kontratat e formësimit profesional për 16 nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj

05 prill 2022 | 12:04

Janë nënshkruar kontratat e formësimit profesional për 16 nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, të cilët do të angazhohen me punë ne kompaninë vendore “R&Rukolli”, me kushte të njëjta si punëtorë profesionalë, me pagë dhe përfitime të tjera, në profilet murator dhe pllakashtrues.

Në këtë ceremoni të mbajtur të hënën, kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Fadil Nura, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, përfaqësuesit e kompanisë “R&Rukolli”, fondacionit “Besa” dhe të ftuar të tjerë.

Kryetari Nura e ka përshëndetur nënshkrimin e kontratave, duke e quajtur rast të mirë për nxënësit, të cilët do të kenë mundësinë e punësimit më afatgjatë pas periudhës së praktikës.

“Një mundësi e mirë e punësimit afatgjatë për këta nxënës, pas periudhës së praktikës, dhe një kontribut i vogël që të pengohet ikja e të rinjve nga vendi”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt.
Edhe ministret e kanë vlerësuar hap të rëndësishëm nënshkrimin e kontratave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bahrie Shatrolli-Mehmeti është liruar nga detyra e drejtoreshës për Pronë,…