Nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve në rehabilitimin e lumit Llukac

04 mars 2021 | 14:39

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, frejtoresha e OJQ-së “SHE ERA”, Mirlinda Kusari-Purrini dhe kompania “ArcProject” kanë nënshkruar kontratën për realizimin e aktivitetit “Rregullimi i infrastrukturës së lumit Llukac” në kuadër të projektit për ujë të pastër në Gjakovë dhe Kukës.

“Jam i lumtur që sot është nënshkruar kontrata për një projekt tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm mes organizatës ‘SHE ERA’ dhe kompanisë përfituese që është ‘ArcProject’ për fillimin e punëve në rehabilitimin e shtratit të lumit Llukac. Në vitet që do të vijnë ose do ta buxhetojmë vet vazhdimin për rehabilitimin e lumit Trakaniq (Llukac) ose do të sigurojmë fonde përmes donatorëve”, ka thënë Gjini.

Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet në mes të Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”.

Realizimi i tij do të zgjasë tri vite dhe vlera totale financiare është 1,411,162.83 euro nga të cilat Komuna e Gjakovës do të participojë 134,000.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mozziku sot është parë në prani të Arber Kallaba Arkitekt…