Nënshkruhet kontrata për investimet në hekurudhë

06 shkurt 2019 | 10:40

“Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën. Nga sot po shënojmë fillimin e aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian. 

“Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore, që lidhë ekonomitë e rajonit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ka rëndësi strategjike për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 6 février 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka emëruar drejtorin e ri…