Nënshkruhet kontrata për matjen e cilësisë së ujit në shkollat e Kamenicës

25 shkurt 2020 | 14:50

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar kontratën me Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik (QRShP) në Gjilan për matjen e cilësisë së ujit në shkollat e Kamenicës që furnizohen me ujë nga puset. Kjo është bërë me kërkesë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) drejtuar Komunës së Kamenicës muaj më parë.

Si vazhdimësi e këtij problemi, KDI-ja të martën ka organizuar tryezë diskutimi rreth cilësisë së ujit në shkollat e Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë me zyrtarët e këtyre komunave.

Në këtë tryezë është diskutuar rreth hapave që janë ndërmarrë deri më tani si dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen në mënyrë që të bëhet një zgjidhje permanente për përmirësimin e cilësisë së ujit në shkolla të cilat furnizohen me puse.

Projekti “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale” realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Al Madam gradualisht po “pushtohet” nga shkretëtira. Muret e…