Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj

15 dhjetor 2023 | 13:38

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Murati dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë (BERZh), Sergiy Maslichenko kanë nënshkruar të premten një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro.

Përmes kësaj marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt përmes së cilit parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj.

Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027).

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri Murati ka theksuar se “ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunat e Ferizajt dhe Kaçanikut si dhe në gjithë rajonin përreth”.

Ndërsa drejtori i BERZh-it për Kosovë , Sergiy Maslichenko, ka thënë se “ ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Kosovë. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky projekt të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në të ardhmen”.

Në anën tjetër kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Bifurkacioni Sh.A”, e cila do ta zbatojë projektin, ka falënderuar palët për përkushtimin e treguar duke potencuar se projekte të tilla lehtësojnë jetën e qytetarëve në rajonin e Ferizajt.

May be an image of 9 people, dais, newsroom and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është për t’u habitur që çdo objekt i përdorur…