Nënshkruhet marrëveshja 400 mijë euroshe për ndërtimin e stadiumit në Malishevë

30 mars 2023 | 17:17

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”.

Sipas njoftimit, ky memorandum është nënshkruar në mes të kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit të MKRS-së,  Hajrulla Çeku, ku investimi pritet të jetë rreth 400 mijë euro.

“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”,  citohet të këtë thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se kanë…