Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

29 dhjetor 2023 | 13:46

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje të nëngrantit me vlerë prej 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit për rajonin e Prishtinës konform standardeve të BE-së.

“Këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e rrejti të kanalizimit për rajonin e Prishtinës konform standardeve të BE-së si dhe parashohim edhe përmirësimin e infrastrukturës së shkarkimit të ujërave të zeza. Ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen në ndryshimet klimatike”,ka thënë Murati.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu, ka thënë se ky projekt përfshinë katër komuna me rreth 500 mijë banorë.

“Mendoj që projekti ka një rëndësi të jashtëzakonshëm për arsye se përfshin 4 komuna, me rreth 500 mijë banorë. Përfshinë komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqin dhe Graçanicën. Qëllimi projekti është që të kontribuoj në menaxhimin e ujërave të zeza dhe në përmirësimin e mjedisit dhe mbrojtjen e burimeve sipas standardeve të përcaktuara nga BE”, ka thënë Fetahu.

Marrëveshja e nënshkruar për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një…