Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së ekzekutohen nesër

21 gusht 2025 | 16:06

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka nënshkruar të enjten marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, i cili ka treguar se pagat do të ekzekutohen nesër (e premte)

“Sapo e nënshkruam marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 14 shtator pritet të mbahet një protestë masive në…