Nënshkruhet marrëveshja për energji efiçiente për Prizrenin

11 maj 2022 | 13:01

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux, në javën e takimeve vjetore në Marakesh kanë nënshkruar marrëveshjen për energji efiçiente për Prizrenin.

Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20 për qind janë grant, synon investimet në efiçiencën e energjisë së ndërtesave publike në Prizren.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në anën e tij, zëvendëspresidenti i BERZh-it, Alain Pilloux u shpreh se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq.

Gjithashtu, ai ka theksuar se Kosova tashmë është duke punuar intensivisht në një model të cilin çdo shtet duhet ta ndjek, përkatësisht kombinimin e energjisë efiçiente me energji të ripërtrishme.

Projekti i cili financohet nga kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të seancës deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë…