Nënshkruhet marrëveshja për forcimin e aviacionit civil

09 dhjetor 2019 | 13:22

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Aeronautikës (KHAIA) dhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që ka për qëllim ngritjen e sigurisë së aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryesuesi i KHAIA-s, Mirsim Beqiri dhe drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Eset Berisha.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap më shumë në forcimin e aviacionit civil. “Ju dëshiroj punë të mbarë drejtuesve të këtyre institucioneve në angazhimin e tyre maksimal në përmbushjen e misionit të AAC dhe KHAIA”, ka thënë Lekaj.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara me ligj, të cilat paraqesin interes të përbashkët.

Me këtë memorandum do të rregullohen këto çështje duke u bazuar me legjislacionin në fuqi:

1.1 Rekomandimet e sigurisë nga KHAIA;

1.2 Çështjet e sigurisë të dala nga auditimet, ose inspektimet e AAC-së;

1.3 Zonat e përbashkëta të identifikimit të rreziqeve;

1.4 Programet e kërkimit të sigurisë në Aviacion Civil;

1.5 Trendet e industrisë në sigurinë e aviacionit;

1.6 Politikat dhe procedurat operacionale, dhe;

1.7 Trajnimet e përbashkëta të stafit dhe mundësitë e zhvillimit të vazhdueshëm.

AAC dhe KHAIA pajtohen se do të koordinohen ndërmjet tyre para adresimit të publikut për ndonjë çështje serioze me rëndësi për siguri të aviacionit, e që mund të jetë objekt i hetimit nga AAC apo KHAIA.

Nga ky memorandum në rend të parë përfitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës ku në rast të një Aksidenti/Incidenti apo Ndodhie në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, KHAIA organizon shërbim të kujdestarisë 24/7 dhe në rast të emergjencës KHAIA aktivizon AAC-në ku bashkërisht do t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo qofshin ata.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer pritet të rinovojë kontratën…