Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e 12 shtëpive në Drenas dhe Skenderaj

25 qershor 2020 | 17:48

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e shtatë shtëpive në këtë komunë.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Ndërsa hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë. Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna e Drenasit obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.

Pas Drenasit, Halil Kastrati nga “Jetimat e Ballkanit” ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Skenderajt për bashkëndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë të kësaj komune.

Me këtë rast, Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e komunës së Skenderajt. “Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimëve dhe familjeve në nevojë”, ka thënë Jashari.

Vitin e kaluar falë bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit” janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet skamnore në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot në…