Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e fasadave të soliterave në lagjen “Ulpiana”

05 mars 2021 | 14:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit në Kosovë, Petrit Selimi kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për renovimin e fasadave të soliterave në lagjen “Ulpiana”.

Synimi i marrëveshjes është promovimi dhe bashkëpunimi i dy institucioneve në implementimin e projektit për Efiçiencë Elektrike në ndërtesat kolektive si pjesë e projektit për Peisazh të Besueshëm Energjetik (Reliable Energy Landscape Project (“RELP”).

Ky investim do të ndihmojë dukshëm reduktimin e energjisë që duhet shpenzuar për amvisëri dhe funksionalizimin e të gjitha instalimeve në këto ndërtesa, dhe me këtë edhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet.

“Falënderojmë Fondacionin e Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) dhe Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC) për mbështetjen dhe bashkëfinancimin e projektit në vlerë prej 1,758,085.55 euro”, është theksuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që…