Nënshkruhet marrëveshja për ta shndërruar në zonë turistike pendën e Livoçit
09 korrik 2019
| 14:22
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçicën, përfaqësues i “Swisscontact” për të promovuar, mbështetur dhe bashkfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth Pendës së Livoçit dhe njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë.
Kjo marrëveshje synon që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Gjilanit, të ndikojë edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.
Faza e parë është studimi i fizibilitetit për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për inkuadrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone, në hapësirë të veçantë turistike.
/Epoka e re/