Nënshkruhet marrëveshje mes komunës së Malishevës dhe Fondacionit “Jahjaga”

20 janar 2021 | 13:45

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur të mërkurën, zyrtaren e Fondacionit “Jahjaga’”, Doruntina Ukimerin, të cilën e ka njoftuar për mbështetjen institucionale, që komuna i ka dhënë Zyrës Juridike për shërbime falas, ku qytetarët mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se edhe akti i nënshkrimit të marrëveshjes me Fondacionin “Jahjaga”, do t’ua lehtësojë shumë shërbimet juridike qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa, zyrtarja nga Fondacioni “Jahjaga”, Doruntina Ukimeri, ka theksuar qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është që përveç se t’u ndihmohet qytetarëve me shërbime falas nga zyra juridike, njëherësh edhe përmes shumë aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen është edhe ngritja e vetëdijesimit si dhe informimi i qytetarëve për t’i adresuar kërkesat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…