Nënshkruhet marrëveshje për hapjen e zyrës postare në universitetin “Ukshin Hoti”

22 dhjetor 2020 | 15:25

Përfaqësuesit e Postës së Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e zyrës postare në kampusin e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.   Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të u.d. kryeshefit ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe rektorit të UPZ-së, prof. Ismet Temaj. “U.d. kryeshefi Smakiqi dhe rektori prof. Temaj u zotuan për të hapur sa më shpejtë zyrën postare në hapësirat e brendshme të Universitetit të Prizrenit, e cila që do të jetë në shërbim ndaj studentëve të këtij tempulli të diturisë, që ata të kenë mundësinë  të kryejnë afër, shpejtë, mirë dhe lirë të gjitha pagesat e ndryshme të tyre gjatë studimeve”, është thënë në komunikatën e Postës së Kosovës, duke u shtuar se strategjia dhe synimet e BPD-së dhe u.d. kryeshefit ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, janë zgjerimi i ofrimit të shërbimeve që ofron Posta e Kosovës sa më afër qytetarëve dhe institucioneve me tarifat dhe provizionet më të lira në tregun e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…