Nënshkruhet memorandumi mes Universitetit ‘Ukshin Hoti’ dhe Yenilikci Admiral Dernegi

18 tetor 2020 | 11:01

Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Prof. ass.dr Armend Podvorica Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe përfaqësuesit të Yenilikci Admiral Derneg – prof. dr. Hasan Karacan.

Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin në aplikimin e risive në aktivitetet e shoqërisë, bashkëpunimin në pjesëmarrjen e realizimit të projekteve të karakterit vendor dhe ndërkombëtar dhe në mbështetjen e aplikimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Gjithashtu ky memorandum parasheh mundësinë e ndihmesës së studentëve në realizimin e projekteve hulumtuese për programet master dhe të doktoratës.

Konferenca ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, është mbështetur me disa punime shkencore nga stafi i rregullt i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë…