Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e arkivit të qytetit në Shtime

25 korrik 2019 | 14:20

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi kanë nënshkruar dy memorandume për financimin e projekteve sportive, rinore e kulturore.

Sipas këtyre memorandumeve parashihet që sivjet të ndërtohet arkivi i qytetit në Shtime dhe përfundimi i punimeve në stadiumin e qytetit në Shtime.

Këto projekte do të implementohen gjatë vitit 2019. Projekti i ndërtimit të arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga MRKS-ja në vlerën afër 227 mijë euro, ndërsa projekti për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Ramadan Baraliu, ka vlerësuar se me dorëheqjen nga…