Nënshkruhet udhëzimi administrativ për dhënien e programit të noterisë

10 prill 2019 | 10:20

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se sot ka bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të noterëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë.

“Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula 1 noter në 10 mijë banorë do të fillojë të zbatohet shumë shpejt”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot kam bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të Noterëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë. Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula 1 noter në 10 mijë banorë do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke iu mundësuar qytetarëve tanë shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më efikase në fushën e Noterisë. Si masë e “Drejtësisë 2020” mbi këtë Udhëzim, do të fillojë rekrutimi i noterëve të rinj që do kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore. Qasja në drejtësi nënkupton ofrim të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie dhe rekrutimi i noterëve të rinj do t’i nënshtrohet rrethanave konkrete mbi të cilat funksionojnë komunitetet tona. Ditët  në vijim, do jenë ditë të zbatimit të këtij Udhëzimi, me shpalljen e pozitave të reja për Noterë dhe emërimin e tyre si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga raportime mediatike te publikuara edhe nga shtypi grek thuhet…