Nëntë të vdekur dhe 150 raste të reja në Maqedoni

27 qershor 2020 | 15:00

Nëntë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq nga 1086 mostra të marra, 150 persona janë konfirmuar me koronavirus.

Personat që kanë humbur betejën me COVID-19 janë gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

Sipas shifrave zyrtare, 30 pacientë njoftohet se janë shëruar.

Deri tash numri i të infektuarve ka arritur në 5906, 277 persona kanë vdekur, ndërkaq janë shëruar 2236. Raste aktive janë 3393.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, është pozitiv me…