Nëntëvjeçarja që shtatë vjet realizon tatuazhe

12 shkurt 2020 | 11:16

Maya Lu është vetëm nëntë vjeçe, por ajo tashmë ka shtatë vjet përvojë në realizmin e tatuazheve. Vajza nga Tengeni i Gjermanisë së Jugut kishte filluar të mësojë si të pikturojë, kur ishte vetëm dy vjeç dhe tani ajo e ka vendin e saj në studion e tatuazheve.

Maya është rritur me prindër që kanë bërë shumë tatuazhe në trupin e tyre dhe është njëkohësisht edhe vajza e një artisti shumë të njohur të tatuazheve.

Prindërit ishin klientët e saj të parë dhe ata e kanë ndihmuar vogëlushen përgjatë viteve t’i zhvillojë aftësitë e saj. Sot nëntëvjeçarja mund të bëjë tatuazh pa ndihmën e prindërve të saj. Mami i Maya është shprehur se është e mahnitshme të shohësh se si vajza e saj realizon tatuazhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në…