Nëse duam paqe, duhet të kemi raporte të mira me shqiptarët

29 maj 2020 | 16:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe, raporton “b92.net”.

Vuçiqi ka thënë në Beograd se menjëherë pasi të kompletohet pushteti në Prishtinë, do të jetë i gatshëm për vazhdim të dialogut.

“Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është…