Nëse ke filluar t’i harrosh, këto janë pesë rregullat kryesore kundër Covid-19

12 korrik 2020 | 22:24

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar edhe një ilustrim, në të cilin janë të publikuara pesë rregullat strikte kundër virusit Covid-19.

Sipas këtij ilustrimi rregulli i parë është vendosja e maskës, duke vazhduar me aplikimin e distancës fizike, pastrimin e duarve shumë shpesh, dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve si dhe shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës.

Rregulla janë bërë të ditura që në shfaqjen e parë të këtij virusi në Kosovë, por që tashmë janë edhe më të nevojshme.

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19, madje tash e disa javë në fazën më të vështirë të krijuar nga ky virus.

Numri i të infektuarve me virus në Kosovë është 4 mijë e 715 persona, kurse deri më tani 101 e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot masa të reja shtesë lidhur me parandalimin e këtij virusi, që tha se do të jetë me patjetër respektimi i tyre.

Bashkë për shëndetin.#ruajeveten dhe të tjerët!

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Dimanche 12 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare…