Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj vizitë zyrtare në Shqipëri

12 korrik 2020 | 20:29

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Më këtë rast ajo do ta takojë homologun e saj zv/kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

Agjenda e zv/kryeministres Balaj-Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverivë. Koordintaor kombëtar në qeverinë e kaluar Ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patentshoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja derbi në mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa fitues…