Nëse largohet CR7 nga Juve, kjo pritet të jetë skuadra e re

31 mars 2020 | 23:19

Mediat italiane kanë raportuar se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi si pasojë e krizës financiare që po e kaplon Italinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në rast se largohet nga klubi që iu bashkua në vitin 2018, opsionet nuk janë të shumta. Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë dy klubet potenciale ku mund ta vazhdojë karrierën.

Këto klube kanë burime financiare që mund ta paguajnë 35-vjeçarin, ndërsa ka edhe faktorë të tjerë që e favorizojnë transferimin e CR7 drejt tyre. Ronaldo ka mbetur idhull në Old Trafford, ku ka luajtur gjatë viteve 2003-2009. Ndërkaq, te PSG i kanë paratë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm të yjeve të mëdha.

Por, për transferimin e superyllit portugez do të bënte vend njëri nga sulmuesit, Kylian Mbappe apo Neymar, që të dy të lidhur me klube tjera.

Edhe Real Madridi ka fuqinë financiare për ta përballuar Ronaldon, mirëpo në Santiago Bernabeu nuk planifikojnë të kthehen prapa në strategji.

Klubet tjera të fuqishme financiarisht, Bayern Munichu, Manchester City, Liverpool e Chelsea, nuk janë të interesuar për të shpenzuar shumë para për një lojtar në moshë, megjithëse emri i tij është Cristiano Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Sejdiu është njëri nga të parët që në Kosovë…