Nëse largohet Mbappe, PSG-ja transferon Lewandowskin

17 maj 2021 | 11:42

E ardhmja e Kylian Mbappes është e paqartë. Ylli francez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me PSG-në që do të jetë e detyruar ta shesë nëse nuk vjen rinovimi.

Real Madridi vazhdon të ushtrojë presion për ta blerë sulmuesin, ndërkohë që kampionët e Francës nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasardhësin e tij. “L’Equipe” raporton se PSG do ta nisë ofensivën për Robert Lewandowskin nëse Mbappe largohet.

32-vjeçari i Bayern Munchenit është një makineri golash, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë për ta transferuar në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në…