Nëse luajmë kështu, kualifikimi i padiskutueshëm

28 tetor 2020 | 17:06

Golat në minutat e fundit nga Karim Benzema dhe Casemiron shpëtuan Real Madridin nga humbja e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi strategu francez nuk kërkon që ta bëjë dramë duelin ndaj Gladbah-ut.

“Rezultati tregon karakterin e skuadrës. Ne e merituam barazimin dhe, ndoshta, edhe më shumë. Më pëlqeu reagimi, është një pikë e rëndësishme. Luajtëm të gjithë ndeshjen, por është e vërtetë që na mungoi diçka për të fituar. Këtu ka shumë skuadra të mira dhe nuk ka sfida të lehta. Nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të bëjmë gjëra të mira, do ta kalojmë fazën e grupeve”, ka thënë Zidane. “Rikthimi i Hazardit? Ky ishte plani. Duhet ta provoja që të luante. Nuk e dija se kur duhet të kthehej, pasi luajmë çdo tri ditë. Do ta shohim në sfidat në vijim”, ka shtuar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se…