Nëse luajmë si ndaj Brazilit, kualifikohemi në finale

13 dhjetor 2022 | 12:18

Futbollisti i Kroacisë, Ivan Perisiq, ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Argjentinës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Perisiq thotë se të gjithë janë gati, janë përgatitur deri në detaje dhe mezi presin betejën e nesërme.

“Të gjithë e dimë se kush është Argjentina, çfarë lojtarësh ka. Presim një ndeshje të mirë dhe të vështirë. Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të mos biem në provokime”. “Ne e dimë se ata janë me temperament dhe se ata shkojnë 300 për qind në çdo top në çdo lojë, kështu që ne duhet të jemi në atë nivel.

“Mendoj se nëse përgatitemi siç bëmë kundër Brazilit dhe nëse gjithçka funksionon nga minuta e parë, atëherë nuk kemi pse të kemi frikë dhe Kroacia do të jetë në finale. Shumë gjëra duhet të përkojnë, por unë besoj në ekipin tim dhe trajnerin”, ka thënë Perisiq.

Ai theksoi se nuk ka folur me ish-bashkëlojtarët argjentinas Lautaro Martinez dhe Cristian Romero ditët e fundit.

“Nuk kemi folur me njëri-tjetrin para gjysmëfinales, jemi dëgjuar me njëri-tjetrin në fazën e grupeve. I uroj atyre fat të mirë nesër dhe fitoftë më i miri. Do flasim pas ndeshjes”.

Perisiq po luan një turne tjetër të jashtëzakonshëm dhe numrat e tij mund të përshtaten në të njëjtën fjali edhe me ato të Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

“Është e rëndësishme që të kualifikohemi në finale. Kur skuadra të luajë, do të vijnë golat dhe asistimet. Ato turne padyshim që më përshtaten dhe më japin një motiv shtesë. Ëndrra ime ishte të luaja për Kroacinë dhe sa herë që jam atje jap 100 për qind si bashkëlojtarët e mi. Mezi pres që të dal në fushë nesër për herë të shumëfishtë, të përpiqem të mund Argjentinën dhe të përpiqem të luaj një tjetër finale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për çështje të përgjithshme i Bashkimit Evropian (BE) ka…