Nëse ndërtuesit bëjnë shkelje ligjore, as mos t’ia mësyjnë komunës

13 tetor 2021 | 08:35

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se Prishtina i bashkon të gjithë qytetarët, prandaj edhe slogani i tij është e para Prishtina.

Duke folur për problemet dhe tollovinë shkaktuar nga ndërtimet e shumta në Prishtinë, Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në t7 tha se nuk besom se ka mafi te ndërtimit, por ata duhen ta kenë të qartë se duhet respektuar rregullat.

“Janë kategori e respektuar që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe do të trajtohen si kategori e respektuar, por nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës sepse nuk do të kem fare mirëkuptim për ta”, u shpreh ai.

Ndërkaq, duke folur për rritjen e sigurisë në kryeqytet, Haradinaj tha se Ligji për Kryeqytetin parasheh edhe formimin e policisë lokale, e cila do të kontribojë direkt në rritjen e sigurisë.

“Ligji per Kryeqytetin para sheh edhe themelimin e Policisë së Kryeqytetin. Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë. Në rast se në një lagje të caktuar, polici i lagjes do të jetë nga ajo lagje ku jeton, atëherë do të ishte shumë më e lehtë që t’i identifikojë problemet dhe shkelësit e ligjit, sepse i njeh njerëzit dhe është i mishëruar me problemet e asaj lagje”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e aksioneve të gjigantit amerikan, “Apple”, shënoi rënie të…