Nëse Ronaldo rikthehet në United, Pogba shkon te Juve

25 prill 2021 | 18:10

Paul Pogba është një emër që qarkullon në Torino në çdo sesion të merkatos, një diskutim që nuk ka ndryshuar që nga dita kur ai u largua nga Juventusi.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë që francezi ta vesh sërish fanellën bardhezi, një operacion i vështirë në këtë kohë krizë, por mund të bëhet realitet vetëm nëse Cristiano Ronaldo rikthehet në “Old Traford”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez po shqyrton mundësinë për t’u transferuar te Manchester Unitedi në fund të sezonit.

Nëse kjo tratativë nis të marrë formë atëherë palët, Juventusi dhe Manchester Unitedi, mund të përfshijnë në negociata edhe Pogban në mënyrë që  ekipet t’i ulin kostot e këtij operacioni. Kujtojmë që të dy lojtarët janë nën kontratë me ekipet respektive deri në vitin 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi rikthehet te fitorja dhe afrohet me titullin kampion, ndërsa…