“Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para”, Dua Lipa i tregon gjithë botës zakonet shqiptare

20 janar 2021 | 00:27

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka rrëfyer në intervistën e saj të fundit për ‘Jimmy Kimmel Live’ anën më shqiptare të familjes së saj.

Biseda nisi me pyetjen e moderatorin nëse këngëtarja është supersticioze dhe Dua nuk nguroi ta mohojë këtë fakt, por theksoi që familja e saj është tipike shqiptare dhe beson në gjëra qesharake.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha ajo.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zërë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, tha Dua.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë e përfolur…