Nëse Trumpi ka dëshmi se Korona është prodhuar në laborator, le t’i publikojë

05 maj 2020 | 09:09

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht, që prej përhapjes nga Kina dhe prej rasteve të para në Amerikë, e ka akuzuar Kinën për fshehje të fakteve dhe për mungesë të transparencës për sa i përket pandemisë COVID-19. Disa herë ai ka thënë se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se virusi Korona është prodhuar në Kinë, por që s’mund t’i publikojë ato.

Kritika, po aq sa Kinës, i ka dhënë edhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh-së), së cilës edhe ia ka ndaluar financimin, e që, sipas të dhënave zyrtare të kësaj organizate, Amerika ka qenë donatorja më e madhe, pas saj Bill Gates.

Pavarësisht akuzave të Trumpit, që virusi ka dalë nga Kina dhe është prodhuar në laborator, OBSh thotë se COVID-19 ka prejardhje natyrale dhe nuk është e krijuar artificialisht. “Virusi ka origjinë nga natyra. Nëse ShBA-ja ka informacione që e hedhin poshtë këtë tezë, le t’i publikojë. Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë, por nëse kjo kthehet në një hulumtim të ashpër ndaj tyre, atëherë gjithçka kthehet në politikë, e jo në një problem shkencor”, ka thënë kreu i programit të emergjencave të OBSh-së, Mike Ryan.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agon Musliu, studenti 26-vjeçar nga Gjilani, i cili kishte shkuar…