Për shëndetin e Agonit institucioneve u ishin paraqitur dëshmi

05 maj 2020 | 08:45

Agon Musliu, studenti 26-vjeçar nga Gjilani, i cili kishte shkuar për studime në Gjermani, e që pas kthimit në Kosovë në kohën e pandemisë dhe karantinimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, është hedhur nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve, duke i dhënë fund jetës.

Babai i tij, i cili kishte shkuar në Aeroportin Adem Jashari, për ta takuar të birin, ka thënë se u ka bërë kërkesë institucioneve për mosmbajtje të tij në karantinë pasi djali, sipas tij, kishte probleme shëndetësore, ankohej për gurë në veshka.

Naimi Musliu, babai i të ndjerit, ka treguar se institucioneve u ka paraqitur dëshmi për të birin, se ai nuk është mirë me shëndet dhe se duhet të lejohet të vijë në shtëpi e të vetizolohet.

Naimi edhe nga Komuna e Gjilanit kishte kërkuar ndihmë për kthimin e djalit të tij, Agonit nga Gjermania pasi, sipas Naimit, djali i tij vuante nga një sëmundje në mëlçi. Kërkesën e tij komuna e kishte dërguar në Ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe në listën e të paraqiturve për kthim nga Gjermania, ishte shënuar se Agoni ishte i sëmurë dhe kishte vërtetim.

Pavarësisht prej këtij vërtetimi, Ministria Shëndetësisë dje ka mohuar se 26-vjeçari që vdiq të dielën në Qendrën e Studentëve ka paraqitur ndonjë dëshmi se vuan nga ndonjë sëmundje me rastin e kthimit nga Gjermania në Kosovë.

E Rexhep Selimi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se letra për problemet e të riut me shëndet mendor kanë ardhur shumë vonë në adresën e ministrisë.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samiti BE - Ballkani Perëndimor, i cili qe shtyrë për…