Nëse Zidane emërohet trajner i PSG-së, Neymari do të largohet  

04 prill 2023 | 16:00

Zinedine Zidane do t’i rikthehet trajnerit sezonin e ardhshëm. Ky informacion është publikuar nga “Mundo Deportivo” duke iu referuar njerëzve të afërt të Zidane të cilëve francezi u tha se po rikthehej.

“Janë dy klube që janë opsione për Zidane. Sado befasuese të jetë, njëri është Real Madridi. Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Florentino Perez. I dyti është PSG, klub me të cilin ai tashmë ka negociuar verën e kaluar”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Besohet se Zidane është ende më afër PSG-së sesa një rikthim te Reali. Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është afër shkarkimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Zidane është favorit për ta pasuar atë. “Mundo Deportivo” thekson se ardhja e Zidane do të nënkuptonte shumë ndryshime në skuadër, teksa Neymar do të largohej na ekipi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar…