Nesër dalin në shitje biletat e Evropianit në Prishtinë

02 gusht 2019 | 13:45

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur më parë që të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të organizohet në Prishtinë të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Biletat do të dalin në shitje të shtunën (nesër) dhe mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”.

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj. FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i së Drejtës Evropiane, njëherësh ish-ambasador i Maqedonisë në…