Sot do të bëhen 6 000 numra të gazetës “Epoka e re”, botuesi Mavraj shpreh mirënjohje nga zemra

12 shkurt 2020 | 22:33

Botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, uron të gjithë ata që punuan dikur e që punojnë tani në gazetën e tij. Ai shpreh 6 000 mirënjohje të zemrës për ta.

“Numri i 6 000-të i të përditshmes “Epoka e re” u shtyp tashmë. Është histori më vete, për mua shumë e dhimbshme në shumë periudha dhe shumë e rrezikshme sesa e dhimbshme në disa çaste karakteristike”, shkruan Mavraj.

Ai ndër të tjera përmend shumë emra, për të cilët do të keni rastin të lexoni në numrin e nesërm të gazetës.

Në numrin e ditës së enjte, të kësaj gazete, me një shkrim ekskluziv vjen edhe kryeredaktori i gazetës. Mal Qorraj, në shkrimin e tij, tregon për rrugëtimin e gjatë e plot peripeci deri në realizimin e numrave të së përditshmes.

Gazeta e Mavrajt arriti të dalë nga shtypi edhe në kohët më të vështira.

Mos e humbisni rastin, sot lexojeni gazetën “Epoka e re”!

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputetëve të pozitës dhe…