Nesër është shorti i kualifikimeve për ‘Euro 2026’

20 mars 2024 | 12:25

Hendbollistët e Përfaqësues së Kosovës nesër (enjte) i mësojnë kundërshtarët në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Shorti tërhiqet nga ora 16:30 në Kopenhagë, ku mbahet edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së. Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen direkt, njëjtë si Franca, që është kampione aktuale.

32 ekipe kombëtare garojnë në kualifikimet e rregullta për 20 bileta të Evropianit. Do të formohen tetë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parat nga secili grup kualifikohen e po ashtu katër prej tetë kombëtareve më të mira të vendeve të treta.

Për short, Kosova është në vazon e katërt. Kualifikimet për “Euro 2026” fillojnë më 6 nëntor të këtij viti dhe përfundojnë më 11 maj të vitit 2025. Kosova tashmë e ka përvojën në kualifikimet e rregullta dhe do ta kërkojë suksesin.

Vazo 1

Gjermania, Spanja, Hungaria, Kroacia, Islanda, Sllovenia, Portugalia, Holanda

Vazo 2

Austria, Mali i Zi, Serbia, Polonia, Çekia, Maqedonia e Veriut, Ishujt Faroe, Greqia

Vazo 3

Bosnjë-Hercegovina, Sllovakia, Belgjika, Zvicra, Rumania, Lituania, Ukraina, Italia

Vazo 4

Finlanda, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Turqia, Luksemburgu, Kosova, Letonia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza ka siguruar “play-off”-in në Liga Unike Femrat. Skuadrat pejane…