Nesër fillon dimri, në fundjavë priten reshje bore

20 dhjetor 2020 | 16:22

Nesër  (e hënë) në orën 11:02 minuta fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

No photo description available.

Kjo situatë e krijuar do të ndikojë në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë celsius.

Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid do të “blindojë” Diego Simeonen. Sipas “Marca”, përparësia…