Nesër fillon projekti i menaxhimit të kontrollit të qenve endacakë

25 maj 2018 | 17:44

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës se nga nesër (e shtunë) do të fillojë projekti “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacakë”.

Sipas kësaj agjencie, ky projekt është i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2018.

“Në projekt janë të përfshira të gjitha komunat në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Në secilën komunë janë të kontraktuara praktikat private veterinare për kryerje të shërbimeve. Projekti parasheh: zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe në raste të veçanta eutanazinë ( për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen do të shënjohen me numra identifikues të cilët do të jenë lehtë të identifikueshëm”

“Të gjithë qytetarët të cilët posedojnë kafshë të llojit të qenve, të cilat i mbajnë si kafshë shoqëruese apo për nevojat e tyre shtëpiake apo të fermave (qen me pronar), lusim që gjatë, gjithë kohës sa zgjatë projekti t’i mbajnë nën mbikëqyrje, në të kundërtën ku do që hasen në rrugë apo hapësira tjera të lirë, do të trajtohen si qen endacakë”, është thënë në njoftimin e Agjencisë thuhet në komunikatën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) i kryesuar nga kryetari Fehmi…