Nesër mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar tre heronjve të kombit

28 prill 23:16

Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër më datë 29 prill 2019 nga ora 12 mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies heroike të tre heronjve të kombit Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli.

Akademia mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, njofton gazeta online “veriu.info”

Me këtë rast, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Heronjtë që janë përjetësia e Epopesë së Melenicës” kushtuar jetës dhe veprës së 3 heronjve nga fshati Melenicë i Shalës së Bajgorës.

Komandant togu Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli së bashku me disa dëshmorë tjerë të Epopesë së Melenicës morë urdhrin “Hero i Kosovës” para pak ditësh nga presidenti i vendit.

Tre heronjtë ranë heroikisht në fshatin Melenicë më 29 prill 1999 pas një rezistence heroike për më shumë se 1 vit duke e pamundësuar depërtimin e forcave serbe në Shalë të Bajgorës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Kojshia show” mysafirë i kësaj të diele ishte…