Nesër mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

10 nëntor 2022 | 11:25

Ministrja e Mbrojtjes ka njoftuar se nesër (e premte) do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.

Sipas kësaj ministrie, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Komunikata e plotë e Ministrisë së Mbrojtjes:

Nesër mbahet ceremonia e betimit  të rekrutëve të rinj të FSK-së

Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit  të rekrutëve të rinj të FSK-së. Ceremonia mbahet nesër, më 11.11.2022 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të pranishëm do të jenë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…