Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare

19 shtator 2018 | 12:01

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër (e enjte) në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca do të mbahet me kërkesën e partive opozitare dhe dy deputetëve të pavarur.

Këto janë marrëveshjet që do të ratifikohen: Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar një…